Ekonomia Online
FUNDIT

Coronavirusi në Turqi, 37 vdekje, 1529 persona të prekur

Coronavirusi në Turqi, 37 vdekje, 1529 persona të prekur

Në Turqi janë regjistruar edhe shtatë vdekje të reja nga Coronavirusi, derisa edhe numri i të prekurve është rritur për 293 persona. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca përmes një postimi në Tëitter ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 3672 testime të reja. Ai gjithashtu u ka […]

Në Turqi janë regjistruar edhe shtatë vdekje të reja nga Coronavirusi, derisa edhe numri i të prekurve është rritur për 293 persona.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca përmes një postimi në Tëitter ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 3672 testime të reja.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të rinjve që të përmbahen nga daljet në mënyrë që të parandalojnë “transferimin e rrezikut në shtëpi”.

“Qëndroni në shtëpi”, ka thënë ministri turk i shëndetësisë.

Gjatë një konference për media ditën e djeshme, Koca ka thënë se disa nga pacientët e prekur me Covid-19 janë shëruar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Rastet e prekura ishin kryesisht të ardhur nga jashtë vendit, por përmes kontakteve numri i të infektuarve është rritur. Mund të them se virusi tashmë është shpërndarë në gjithë vendin”.

Sipas statistikave të regjistruara deri në mbrëmjen e djeshme, numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Turqi ka arritur në 37, derisa 1529 persona janë të prekur.

Të ngjashme