Coronavirusi, stafi i QKMF-së në Viti del negativ në testet e para

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 11:08 | Nga Halide Rexhepi

Vitia është nga komunat më të prekura dhe e para e izoluar bashkë me Malishevën, me Coronavirus. Nga kjo komunë janë 7 persona që kanë rezultat pozitiv me këtë virus.

Stafi i QKMF-së që  ishin në izolim kanë dal negativ në teste dhe të enjten e kanë ditën e fundit të izolimit.

Këtë e ka bërë të ditur në bisedë telefonike për  Ekonomia Online, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Gjendja në komunën tonë është nën kontroll dhe nuk ka raste të reja. Ndërsa stafi i QKMF-së që ishin në izolim e kanë ditën e fundit dhe në testin e parë kanë dal negativ, por nevojitet edhe një test shtesë sipas udhëzimeve të IKShP-së”.

Haliti është shprehur se kanë nevojën për më shumë mbështetje nga niveli qendrorë dhe se kanë nevojë për furnizim me barna, pajisje mjekësore si dhe për rezerva ushqimore.

“Ne jemi duke menaxhuar këtë situatë por që si komunë e izoluar kemi nevojë më shumë për mbështetje nga niveli qendrorë dhe në  mënyrë që të furnizohemi me pajisje mjekësore dhe me rezerva ushqimore”.

Deri më tani në vendin tonë janë 71 raste të prekura me Coronavirus dhe 7 janë nga Vitia.

Të ngjashme