Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës anë të lidhura me nevojën për deeskalimin e rajonit dhe veriut të vendit, raporton Ekonomia Online.
“Këto masa janë të lidhura me nevojën për deeskalimin e rajonit dhe veriut të vendit. Unë dëshiroj që ta arrijmë deeskalimin sa më shpejt, të ecim përpara dhe t’i heqim masat”.
“Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni të angazhuar në plotni në këtë rrugë evropiane për ta shtensionuar situatën dhe sic tha Osmani dje, për t’u angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Costa.
Këtë deklaratë, Costa e ka bërë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media.