Costa për vizitën në Beograd dhe takimin me Vuçiqin: Shumëkush më tha mos shko, por kjo nuk është zgjidhje

Prishtinë | 13 Maj 2025 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi sot në Beograd se dialogu është mënyra e vetme për të kapërcyer dallimet mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe nënvizoi përkushtimin e Serbisë për integrim evropian.

“Topi është në fushën tuaj. Të mos humbasim kohë,” tha Costa, duke shtuar se rikthimi i besimit të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Ai kërkoi gjithashtu përparim në dialogun Kosovë–Serbi dhe një qëndrim të qartë kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Të ngjashme