Costa: Vendi i Kosovës është në BE, koha për ta kapur mundësinë

Prishtinë | 14 Maj 2025 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thënë se vendi i Kosovës është në BE, e se me një emisar të ri për dialogun Kosovë-Serbi është koha për ta kapur mundësinë dhe ecur përpara, raporton Ekonomia Online.

“Nuk mund ta theksoj sa i rëndësishëm është zgjerimi për BE-në. Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e mirë për ambiciet e juaja dhe përmbushjen e agjendës së reformave. E di se dialogu Beograd-Prishtinë nuk është i lehtë, por do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit”.

“Vendi i Kosovës është në familjen e BE-së. Me një emisar të ri, është koha për të kapur mundësinë dhe për të ecur përpara”.

Më tej, ai i tha Osmanit se ka punuar shumë në forcimin e demokracisë në vend, por dha mesazh edhe për partitë politike për arritjen e një konsensusi për themelimin e institicuoneve.

“Keni punuar shumë për ta forcuar demokracinë tuaj dhe jam i sigurt se do të vazhdoni në të njëjtën mënyrë, kjo përfshin ndërtimin e konsensusit mes forcave politike”, tha ai.

Të ngjashme