Cristiano Ronaldo zbulon emrin e fëmijës së tij të katërt

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 09:36 | Nga

Alana Martina, ky duket se do të jetë emri i fëmijës së katërt i Cristiano Ronaldos.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të katërt.

Në një video live me tifozët në “Instagram” së bashku me të dashurën Georgina Rodríguez dhe fëmijët, Ronaldo zbuloi gjininë e fëmijës së katërt që do të jetë vajzë, ndërsa para mijëra tifozëve zbuloi edhe emrin.

Ronaldo shkroi fillimisht “Alana”, ndërsa më pas u përgjigj Georgina “Martina”,kurse në fund CR7 zbuloi se emri komplet i vajzës së dytë dhe fëmijës së katërt, do të jetë Alana Martina.

Ky do të jetë fëmija i parë i Ronaldos me nënë biologjike, ndërsa tre fëmijët e parë janë të bërë nga nënat surrogate, të paguara për të lindur.

 

Cristiano Ronaldo zbulon emrin e fëmijës së tij të katërt
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme