Ekonomia Online
FUNDIT

Çrregullohet rrjeti shtetëror, s’dihet nëse ka të bëjë me sulm nga hakerët

Çrregullohet rrjeti shtetëror, s’dihet nëse ka të bëjë me sulm nga hakerët

Presidencës dhe institucioneve të tjera u është çrregulluar sistemi i emaileve zyrtare. Sot në mesditë, dy emaile të vjetra, njoftime dhe komunikata për media, të cilat u ishin shpërndarë mjeteve të informimit në muajin e kaluar, u janë ridërguar vetvetiu sërish nga rrjeti shoqëror. Se u është çrregulluar sistemi e pranojnë edhe në Presidencën e […]

Presidencës dhe institucioneve të tjera u është çrregulluar sistemi i emaileve zyrtare.

Sot në mesditë, dy emaile të vjetra, njoftime dhe komunikata për media, të cilat u ishin shpërndarë mjeteve të informimit në muajin e kaluar, u janë ridërguar vetvetiu sërish nga rrjeti shoqëror.

Se u është çrregulluar sistemi e pranojnë edhe në Presidencën e Kosovës.

I kontaktuar nga Telegrafi, këshilltari për media i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se ende nuk e dinë pse ka ndodhur ky çrregullim dhe u janë ridërguar vetvetiu komunikatat e vjetra.

“I gjithë sistemi është në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike dhe bashkë me IT-të e presidencës, ata tash janë duke e kërkuar problemin që ka çuar deri te ky çrregullim”, ka thënë përmes telefonit Behramaj.

Ai ka thënë se nuk e dinë nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm hakerësh dhe ka sugjeruar që t’i drejtohemi përgjegjësve për rrjetin shtetëror, i cili administrohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.

Të ngjashme