Cybometric: UP dhe UBT prijnë në rankimin botëror

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 11:10 | Nga

Cybometric Lab i Këshillit Spanjoll për Kërkim Shkencor ka publikuar rezultatet e rankimit të institucioneve botërore te arsimit të lartë Webometrics. Sipas rankimit, Universiteti i Prishtinës (UP) dhe UBT janë liderë në cilësisë arsimore në Kosovë. UBT rankohet si institucioni më i mirë jo-publik ndërsa UP mbetet lidere në ofertën arsimore publike.

Në ciklin e fundit të vlerësimit të institucioneve botërore të arsimit të lartë 2016, Webometrics ka bërë vlerësimin e institucione të arsimit të lartë. Në kuadër të vlerësimit është përfshirë edhe sektori i arsimit të lartë në Kosovë. Në bazë të rezultateve të publikuara, Universiteti i Prishtinës dhe UBT prijnë në Kosovë për nga prezenca, publikimet dhe ndikimi i tyre në web platformën ndërkombëtare. Nga institucionet tjera publike të arsimit të lartë është vetëm Universiteti i Prizrenit që ka depërtuar në listën e vlerësimit ani pse tejet prapa institucioneve tjera.

Webometrics ranking

Në Kosovë nuk ekziston ndonjë mekanizëm i vlerësimit të cilësisë së programeve dhe institucioneve. Vendet tjera rajonale janë të përfshira në Shanghai apo Times Higher Education Ranking. Rankimi në Webometrics është duke fituar influencë të shtuar viteve të fundit për shkak të korrelacionit të tij në rritje me mekanizmat tjerë të rankimit.

Vlerësimi i institucioneve arsimore kryesisht mbështetet në cilësinë e programeve, cilësinë dhe kualifikimet e stafit akademik, cilësinë dhe aktivitetit e kërkimit shkencor dhe përformancën e studentëve të diplomuar në tregun e punës.

Rankimi i institucioneve arsimore përmes Webometrics bëhet nga Këshilli Spanjoll për Kërkim Shkencor. Metodologjia e rankimit mbështetet në prezencën e institucioneve në web platformë dhe shkallën e ndikimit të materialeve arsimore dhe shkencore të institucioneve në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme