Dalin para gjykatës deputetët e VV-së që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 14:22 | Nga

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Para gjykatës kanë dalë Xhelal Sveçla, Sali Zyba, Drita Millaku dhe dhe Fitore Pacolli.

Gjatë kësaj seance për masën e sigurisë, prokuroria pritet të bëjë kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Gjykatësi Agim Kuqi bëri të ditur se seanca e sotme dëgjimore do të jetë e mbyllur, por, mediat u lejuan disa minuta të merrnin sekuenca e më pas publiku u përjashtua.

Të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e së mërkurës kur u ratifikua marrëveshja e demarkacionit janë edhe Liburn Aliu, Valon Ramadani dhe Arbërie Nagavci.

Ata do të paraqiten më vonë në seancë për caktimin e masës së së sigurisë.

Në seancën e Kuvendit të mërkurën deputetët e Vetëvendosjes hodhën 4 herë gaz lotsjellës me qëllimin për ta pamundësuar ratifikimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme