Damati: PSRK dhe Departamenti i Themelores në Prishtinë, kompetentë për gjykimin e sulmuesve në veri

Mitrovicë | 25 Sht 2023 | 13:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Musa Damati ka thënë për Ekonomia Online se sulmi i së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, përbën vepër terroriste. Ai ka thënë se veprat penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë veprat më të rënda që parashihen në Kodin Penal.

Ai ka sqaruar se këto vepra hyjnë në kompetencë të Prokurorisë Speciale dhe të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, ai ka sqaruar se për veprat për të cilat akuzohen tre të arrestuarit dënimi mund të jetë nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Rasti i djeshëm përbën vepër terroriste dhe personat përgjegjës nëse shpallen fajtor do të dënohen ose mund të dënohet më së paku 10 vjet burgim e deri me burgim të përjetshëm”, ka thënë Damati.

“Prandaj unë mendoj se Republika e Kosovës do t’u ofrojë me të gjitha kapacitetet e saja respektimin e të drejtave themelore të njeriut, duke garantuar një proces të rregullt e të ligjshëm dhe një procedurë gjyqësore sa më të drejtë dhe sa më legjitime për të dyshuarit e këtij sulmi”.

“Kjo është përballja e parë frontale midis forcave të rendit dhe grupeve kriminale. Republika e Kosovës duhet ta dëshmojë qasje jashtëzakonisht profesionale. Kur e them këtë e bazoj se Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe duhet të ofrojë garanci të drejtat themelore të njeriut”, u shpreh Damati.

“Zakonisht, legjislacioni penal në fuqi e rregullon këtë çështje dhe kur kemi të bëjmë me vepra më të rënda penale, atëherë këto hyjnë në kompetencë të PSRK dhe të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe mendoj se nuk kemi të bëjmë aspak me shkelje procedurale që pavarësisht se ka ndodhur në një komunë veriore sepse nuk ka nevojë për delegim sepse hynë në kompetencës të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, u shpreh Damati.

Të ngjashme