Ekonomia Online
FUNDIT

Debati për Xhafer Devën, vjen reagimi i Unikkatilit drejtuar ambasadorit gjerman

Debati për Xhafer Devën, vjen reagimi i Unikkatilit drejtuar ambasadorit gjerman

Reperi shqiptar, Unikkatil, i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai u shpreh i pakënaqur lidhur me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Reperi e quajti hipokrit qëndrimin e ambasadorit, shkruan Indeksonline. “Ambasador, a nuk do të thoni se është pak hipokrite të restaurohen monumentet naziste në Nuremberg dhe pastaj të […]

Reperi shqiptar, Unikkatil, i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai u shpreh i pakënaqur lidhur me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Reperi e quajti hipokrit qëndrimin e ambasadorit, shkruan Indeksonline.

“Ambasador, a nuk do të thoni se është pak hipokrite të restaurohen monumentet naziste në Nuremberg dhe pastaj të bëheni krejt “i drejtë” për një ndërtesë që përfaqëson një pjesë të historisë për shqiptarët?”, shkroi reperi në ‘Twitter’.

Unikkatili shkroi se Mynihu ka plot ndërtesa naziste.

“Ose kur jemi këtu, më kujtohet se Mynihu është plot me ndërtesa naziste dhe nuk shoh që dikush t’i rrëzojë ato. Restaurimi i një ndërtese historike nuk do të thotë që të jeni në anën e askujt, thjesht fshirja e historisë është gjithmonë një gabim”, shtoi ai

@GermanAmbKOS wouldn't you say it's a little hypocritical to restore Nazi monuments in Nuremberg and then get all "righteous" for a building that represents a part of history to Albanians?

— UniKKatiL (@UniKKatiL) February 9, 2022

Të ngjashme