Deda kërkon nga Qeveria konsensus me opozitën për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 12:48 | Nga

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda i ka bërë thirrje koalicionit qeveritar që menjëherë t’i ndërmarrë masat për krijimin e një konsensusi politik me opozitën në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Deda ka vlerësuar se me intensifikimin e fazës së fundit të dialogut të Brukselit, do të intensifikohen edhe provokimet nga ana e palës serbe.

“Me intensifikimin e fazës përfundimtare të dialogut të Brukselit për “normalizim” të raporteve Kosovë-Serbi, do të intensifikohen edhe provokimet më të ndryshme nga Serbia me një qëllim të vetëm – tensionim të atillë të gjendjes që të përmbushet kërkesa e Vuçiqit për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Lojë e vjetër me qëllim të qartë”, ka shkruar Deda në Facebook.

Sipas Dedës, partitë qeverisëse menjëherë duhet t’i ndërmarrin hapat për krijimin e konsensusit politik me opozitën në lidhje me këtë fazë të dialogut për “normalizim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme