Ekonomia Online
FUNDIT

Defekt në njërën pompë të rezervuarit të ujit në Mirëditë, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm

Defekt në njërën pompë të rezervuarit të ujit në Mirëditë, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e disa zonave të larta furnizuese në Prishtinë se, për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen ” Velania” , sot janë pa ujë të pijshëm. Lidhur me këtë rast ka vështirësi në mbulueshmërinë me furnizim me ujë në pika të larta, […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e disa zonave të larta furnizuese në Prishtinë se, për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen ” Velania” , sot janë pa ujë të pijshëm.

Lidhur me këtë rast ka vështirësi në mbulueshmërinë me furnizim me ujë në pika të larta, si shkak i konsumit të rritur të ujit në këto temperatura të larta, transmeton Klan Kosova.

”Zonat e larta që janë të prekur në furnizim me ujë të pijshëm për shkak të defektit në pompën e rezervuarit të “Mirëditës” janë: një pjesë e lagjes “ Vreshtat”, “Tasligje 3”,një pjesë e lartë e lagjes “ Sofalia”, rruga e Bledit dhe pika më e lartë e lagjes “Mati”.

Ekipet e mirëmbajtjes se makinerisë dhe rrjetit të uësjellësit, tashmë janë duke u marrë me sanimin e defektit në pompë dhe pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet gjatë orëve të sotme të pasditës”, theksohet në kumtesën e kompanisë ”Prishtina”.

Të ngjashme