Deklarata e Bislimit për zgjedhjet në veri dhe për masat e BE-së, opozita: Para se të bëjë kushtëzime ndaj BE-së të raportojë në Komision

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e Bislimit për zgjedhjet në veri dhe për masat e BE-së, opozita: Para se të bëjë kushtëzime ndaj BE-së të raportojë në Komision.

Një kërkesë e tillë e opozitës për raportim të Bislimit në Komision vjen pasi të premten që lamë pas zëvendëskryeministri nuk ishte në mbledhjen e Komisionit për raportim ashtu siç ishte paralajmëruar.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Të ngjashme