Ekonomia Online
FUNDIT

Deklarohet Mustafa: Vendimin për kufizimin e lëvizjes mund ta marrë vetëm Kuvendi

Deklarohet Mustafa: Vendimin për kufizimin e lëvizjes mund ta marrë vetëm Kuvendi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi për kufizimin e lëvizjes është anti-kushtetues. Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këtë vendim mund ta marrin dy të tretat e deputetëve e jo Qeveria. Shkrimi i plotë: Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi për kufizimin e lëvizjes është anti-kushtetues.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këtë vendim mund ta marrin dy të tretat e deputetëve e jo Qeveria.

Shkrimi i plotë:

Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM

Të ngjashme