Deliu-Kodra: Deputetet vendosën për perspektivën e Kosovës

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 19:07 | Nga

Blerta Deliu deputete nga PDK tha se pavarësisht tentativave për të penguar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit deputetet vendosen për perspektivën e Kosovës.

“Ashtu siç e kemi thënë sot në fillim të seancës ne si PDK kemi qenë të bindur se ky proces do të jep epilogun e vet. Më vjen mirë që pavarësisht tentativave të VV për të penguar ne sot vendosëm për perspektivën e Kosovës. Dua të mendoj që kjo marrëveshje do ti hap perspektivë Kosovës. Unë mendoj që ditët në vijim do të kem lajme të mira për pozicionin e Kosovës jo vetëm në Evropë por edhe në arenën ndërkombëtare. Ju jeni të informuar që çështja e demarkimit të kufirit ka qenë një ndër kriteret më të rëndësishëm sa i përket liberalizimit të vizave ne e kemi edhe një kriter të dytë për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Së shpejti qytetarët do të kenë liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Të ngjashme