Deliu-Kodra: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, i ka humbur kuptimi kësaj qeverie

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se partia e saj tash e sa kohë ka kërkuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Siç tha ajo, kjo duhet të ndodhë pasi sipas saj, i ka humbur kuptimi kësaj qeverie.

“PDK e ka thënë tash e sa kohë që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje sepse i ka humbur kuptimi kësaj qeverie. Relacionet me partnerët janë më të rëndat ndonjëherë. Shëndetësia është në kolaps, arsimi është pa progres, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Nuk ka asnjë projekt për të cilin kjo qeveri mund të deklarohet që e ka përmbushur”.

“Kryeministri nuk ka qeverisur. Nuk ka asnjë projekt në asnjë dikaster për të cilin ne sot mund të flasim, ka një dorëzim. Kryeministri tha edhe vetë që do t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja. Partitë opozitare do ta gjejnë mënyrën që t’I japin rrugë zgjedhjeve të reja. Ato duhet të ndodhin sepse nuk ka asnjë progres për të cilin kjo qeveri mund të krekoset”, tha ajo

Të ngjashme