Dëmet që shkaktoi era e furishme në kryeqytet

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 15:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale në kryeqytet, por nuk është raportuar për të lënduar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo javë  do të karakterizohet me rënie rapide të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, shkruan EkonomiaOnline.

“Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit dhe ndërrimit të stinës . Do të ketë edhe erëra të furishme të cilat krijohen si rezultat i ndeshjes së masave të ajrit me amplituda të theksuara në fushat termike,” bënë të ditur meteorologu, Besim Aliu.

Shkaku i erërave të forta, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme