Demi: Manipulimi me statistika është metodë e qeverive të vendeve në zhvillim

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 10:55 | Nga

Nuk duhet të habitemi që me afrimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve, drejtuesit e Qeverisë të publikojnë të dhëna afirmative për indikatorët ekonomikë dhe sidomos për rritjen e numrit të të punësuarve.

Kështu ka thënë analisti i Institutit GAP, Agron Demi, në intervistën për “Kohën Ditore”. Ai hedh poshtë të dhënat e publikuara nga kryeministri Isa Mustafa për krijimin e 40 mijë vendeve të reja të punës.

Manipulimi me statistika i këtij lloji, sipas Demit, është metodë e njohur e qeverive të vendeve në zhvillim. Aq më tepër, thotë ai presioni për të fryrë të dhënat vjen si rezultat i presionit pas premtimeve që kanë dhënë në fushatën e fundit zgjedhore, kur janë përmendur shifrat ndërmjet 120 mijë e 200 mijë vendeve të reja pune brenda 4 viteve.

Duke komentuar raportet për papunësinë, Demi e ka vlerësuar absurd uljen e papunësisë në rrethanat kur nuk ka rritje të mjaftueshme të punësimit. Ai ka thënë se papunësia reale sillet rreth 50%.

“Nëse, krahasuar me 2014, në vitin 2016 shkalla e punësimit u rrit për 8.5% për dy vite, atëherë si u ul papunësia për 22% brenda së njëjtës periudhë”, pyet Demi, i cili nga viti 2010 deri më 2016 ka qenë drejtor ekzekutiv i institutit GAP.

Të ngjashme