Dëmtohet nga një shok bombë një lokal në veri

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një femër ka raportuar se lokalit të saj i është thyer xhami, në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:50, në veri të Mitrovicës dhe rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme