Dënohen shtatë përsona për terrorizëm

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 17:34 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar shtatë persona me gjithsej 18 vjet e katër muaj burgim për vepra që ndërlidhen me terrorizëm, pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe armëmbajtje pa leje.

Një person është shpallur i pafajshëm.

Të dyshuarit janë arrestuar në maj të vitit 2015 dhe aktakuza atëkohë është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Për shumicën e të akuzuarve prokuroria ka thënë se kanë udhëtuar në zonat e luftës në Siri dhe më vonë janë kthyer në Kosovë ku dhe janë arrestuar.

Disa nga të akuzuarit kanë pranuar veprat për të cilat ata akuzohen nga prokuroria.

Të ngjashme