Departamenti Special i bën “lëmsh” gjykatat e Kosovës

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Para gjashtë ditësh Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka deleguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës tri lëndë që bien në kompetencë të Departamentit Special. Mirëpo, ky departament nuk ekziston, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ende nuk e ka themeluar atë, edhe pas më shumë se dy muajsh, qëkur është obliguar me hyrjen në fuqi të Ligjit për Gjykatat.

Kjo situatë ka krijuar një “lëmsh” mes gjykatave. Tri lëndët që i ka pranuar, Gjykata në Prishtinë është detyruar t`ia kthejë sërish asaj në Mitrovicë.

Në Këshill thonë se tek tani ka filluar me procedurat e nevojshme, por nuk kanë saktësuar se kur pritet të përfundojë i tërë procesi i themelimit të këtij departamenti. Sipas tyre, kjo do të ndodhë brenda një afati të arsyeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme