Deputetët s’merren vesh për orarin e Komisionit për Punë të Jashtme

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 11:55 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është konstituuar edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nën përbërjen e 11 anëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, deklaroi se detyrat dhe përgjegjësit e komisionit gjenden në rregulloren e Kuvendit.

Kadrijaj theksoi se po presin programin qeverisës për harmonizimin e punës se komisionit. Derisa në lidhje me orarin e komisionit mbeti që të vendoset ditëve në vazhdim.

“Janë votuar ndryshimet në seancën plenare. Janë detyrat dhe përgjegjësit e komisionit të cilat janë edhe në rregulloren e Kuvendit. Po e presim programin qeverisës që të fillojmë me ligjet që i përkasin punëve të jashtme. Të mërkurën në ora 11:00 të mbahet komisioni”, ka thënë Kadrijaj.

Fidan Jilta nga partia turke Kosova Demokratik, ka uruar për fillimin e punës derisa ka kërkuar që nëse pajtohen shumica të mbahet komisioni në ditën e mërkure.

Arben Gashi nga LDK kërkoi që mos të vendoset për orarin pasi siç tha ai se nuk kanë diçka urgjente.

“Sa i përket planit të punës duhet të pritet të harmonizohet. Nuk është e nevojshme që të vendosim sot pasi nuk kemi diçka urgjente. Nuk është e domosdoshme të vendosim për orën sot. E shohim dinamiken dhe vendosim javën e ardhshme”, tha ai.

Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, kërkoi që të bëhet harmonizimi i orarit pasi tha ajo se janë anëtarë edhe të komisioneve tjera.

Enver Hoxhaj nga PDK, tha se është i hapur për çfarëdo orari që të fillojë komisioni punën.

“Jam i hapur kurdo që ju përshtatet. Nëse kemi orar të qartë do të ishte mirë. Është mirë të koordinohemi me koleg. Ne kemi pretendime qe t’i marrim detyrat”, u shpreh Hoxhaj.

Gazmend Gjyshinca nga Lëvizja Vetëvendosje garantoi punë të zellshme në këtë komision.

Të ngjashme