Deputeti i AAK-së i përgatit drunjt për dimër: Po fillojmë përgatitjet për një dimër më të vështirë

Prishtinë | 23 Tet 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka filluar përgatitjet për dimër. Ai ka shkruar se ka filluar t’i përgatisë drunjt për dimër, pasi sipas tij mungesa e energjisë, ka detyruar të gjejë alternativë tjetër.

“Po fillojmë përgatitjet për një dimër më të vështirë sesa herave të tjera. Me mungesë të energjisë elektrike dhe rritje të çmimeve të produkteve esenciale”, ka shkruar Lekaj.

Të ngjashme