Deputeti i PDK-së: Kosovës i duhet një kryeministër që nuk ikë në situata të vështira

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike, Sejdi Hoxha ka thënë se Kosovës i duhet një Kryeministër i cili i ruan dhe i forcon raportet e Kosovës me aleatin kryesorë SHBA-në si dhe me vendet e BE-së, e jo një kryeministër që ikën prej përgjegjësisë në situata të vështira.

Ky është postimi i deputetit Hoxha:

Të nderuar,

Kosovës i duhet një Kryeministër i cili i ruan dhe i forcon raportet tona me aleatin kryesorë SHBA-të si dhe me vendet e BE-se.

Një Kryeministër i cili nuk zgjedh te ike në situata te vështira por rrinë ne krye te detyrës.

Kosovës i duhet një Kryeministër që ruan dhe fuqizon raportet ndërkombëtare dhe është i gatshëm që t`i shërbej vendit edhe ne situata të rënda si kjo që ndodhemi aktualisht.

Ne sot do bëjmë punën tonë👍👌🙋‍♂️

Të ngjashme