Pas shkarkimeve të sotme nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Ai tha se duhet të vazhdohet edhe me shkarkime të tjera, ku ka shkelje ligjore dhe abuzime. Postimi i plotë: Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë […]
Deputeti i VV-së kërkon akoma më shumë shkarkime

Pas shkarkimeve të sotme nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai tha se duhet të vazhdohet edhe me shkarkime të tjera, ku ka shkelje ligjore dhe abuzime.
Postimi i plotë:
Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë publike po e marrin përgjigjen, jo nga njerëz e grupe politike por nga ligji.
Shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë në çdo agjenci ekzekutive dhe kompani publike ku ka shkelje ligjore dhe abuzime.













