Deputeti Tahiri, Thaqit: Presim që ditëlindjen e ardhshme do ta shënosh së bashku me ne

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka uruar ish-Presidentin Hashim Thaqi për diltindjen e tij.

Njoftimi i plotë:

I dashur President!Nga zemra të dëshiroj edhe 100 vite të lumtura, të begata e të shëndetshme, siç ti i do, rrethuar me ata që i do. Si çdo herë në këto 15 vitet e fundit, do të duhej të gjenim pakëz kohë për ta festuar së bashku, por këtë sot na e pamundëson ky proces i padrejtë ndaj teje dhe ndaj luftës sonë çlirimtare, i cili do të marrë fund një ditë patjetër. Jeta jote e dedikuar në plotni ndaj lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit të atdheut tonë, është siguri për t’u mbështetur në të dhe inspirim për të vazhduar më tej. Prandaj, jo vetëm që më mungon mua, familjes e miqve, por i mungon qytetarëve dhe gjithë Kosovës.Presim, besojmë dhe nuk kemi dilemë që ditëlindjen e ardhshme do ta shënosh së bashku me ne.Urime!

Të ngjashme