Deputetit të AAK-së që i pëlqeu ecja e Kurtit nëpër qytet

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK’së, Gazmend Abrashi, e ka lëvduar kryeministrin Albin Kurti që ka ecur për të shkuar të dielën në punë.

Abrashi në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka thënë se i ka pëlqyer veprimi i kryeministrit Kurti, i cili të dielën ka ecur nëpër qytet për të shkuar në zyrën e tij.

“Besoj se ka qenë një lëvizje që mu personalisht me ka pëlqyer. Përkundër asaj që ka çuar një mesazh për mbrojtjen e ambientit dhe mu më ka pëlqyer, duhet me pas parasysh se është kryeministër dhe masat e sigurisë duhet me u implementu për kryeministër të Kosovës”, ka thënë Abrashi. 

Të ngjashme