Deputetja e LDK-së, tregon se si do t’i përgjigjej Vuçiqit, nësë do ta pyeste sikurse Hotin

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçic, ishte një ndër temat më të komentuara së fundmi në vend.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka treguar se si do të sillej, nëse presidenti serb, do ta pyeste në atë mënyrë që iu drejtua kryeministrit Hoti.

“Ndoshta nuk do t’i përgjigjesha farë”, ka thënë Gaxherri.

Tutje, ajo ka thënë se kryeministri Hoti, është nga politikanët më modest dhe me të sjellshëm, ndërsa e njëjta nuk mund të thuhet, për presidentin serb.

“Duhet ta njohim Vuciqin me sjelljet e tij dhe po ashtu Hotin. Kryeministri Hoti, është shumë i matur dhe i sjellshëm. Por, fatkeqësisht tek ne vlerësohen politikanët me muskuj.”/ ka thënë Gaxherri.

Ajo ka vlerësuar përfaqësimin që Hoti ia bëri vendit në këtë takim, pasi sipas saj, ishte vetëm takimi i parë, dhe për herë të parë e pranoi edhe Serbia, që në tavolinë u shtrua çështja e të pagjeturve.

Në fund, deputetja e LDK-së, ka kritikuar edhe deputetët e partive opozitare, për gjuhën e përdorur ndaj kryeministrit Hoti.

Ajo ka thënë se cdo deputet, duhet ta ketë kulturën elementare të komunikimit.

Të ngjashme