Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, foli për ndarjen e shtesave për pensionistët dhe fëmijët, që u ekzekutuan sot.
Murati, tha në Pressing se “pjesa e parë ka qenë 70 milionë euro, mbështetja e pensionistëve dhe fëmijëve…”.
Ndërsa, pjesa e dytë ku hyjnë edhe punëtorët e sektorit privat pritet të arrijë “prej 30-35 milionë euro, varësisht verifikimit të aplikimeve…”.
Sipas tij, “synimi ka qenë të ketë vlerën prej 200 milionë eurosh”, pakoja për të cilën po flet Murati.
Por, Murati tha se “pengesa apo bllokada që partitë opozitare ia bëri rishikimit të buxhetit na e pamundësoi ta bëjmë një gjë të tillë…”.