Dështimi i seancave ndaj politikanëve, Shala: Situatë për keqardhje për gjyqësorin

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 13:30 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e konsideron për keqardhje për sistemin gjyqësor gjyqësorin dështimin e seancave ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror. Shala për Ekonomia Online, thotë se trupi gjykues është dashur të marrë masa për mungesat e shpeshta.

Duke folur për dështimin e seancës gjyqësore ndaj ministrit Xhelal Sveçla e tre deputetëve tjerë të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës, Shala ka deklaruar se ka mekanizma të mjaftueshme për t’u aplikuar ndaj politikanëve që nuk vijnë në seanca gjyqësore. Përmend edhe sjelljen me detyrim.

“Realisht është për keqardhje një situatë e tillë, situatë për keqardhje për gjyqësorin që trajton rastet e politikanëve në këtë mënyrë dhe që në njëfarë formë në raste kur kemi të bëjmë me këtë politikanë po këta politikanë po na shfaqin si kryetarë të trupit gjykues dhe jo si të akuzuar. Nëse do bëhej fjalë për raste të tjera sepse duhet pasur parasysh se brenda një muaji po në këtë rast duhet shtyrë seanca nga gjyqësori nëse do bëhej fjalë për raste tjera definitivisht gjyqtarët do të merrnin masa adekuate për sigurimin e pranisë së të akuzuarve”, u shpreh Shala.

“Në procedurë penale që nuk po i shohim në rastin konkret ka mjaftueshëm mekanizma që do duhej të aplikoheshin edhe ndaj këtyre politikanëve që pengojnë drejtësinë dhe të cilët nuk vijnë në seanca gjyqësore mirëpo që fatkeqësisht kjo nuk është e kufizuar në këtë rast kemi pas vazhdimisht raste të këtyre natyre të privilegjuar në raport me politikanët”, thotë Shala.

Shala thotë se në rastet ku akuzohen politikanët e qytetarët, gjyqësori vepron me dy standarde. Thotë se për në rastet e politikanëve, shkaktohen vonesa të gjata në proces, që për synim kanë parashtrimin e rastit. Ndërsa për qytetarët, vonesat nuk ndodhin.

“Në raporte të ndryshme të institucioneve në drejtësi ne kemi evidentuar që në raste të trajtimit të politikanëve ka vonesë. Çfarë i bie kjo? Aktualisht rastet po kryhen brenda një periudhe të arsyeshme kohore për të gjithë qytetarët kjo është e qartë nuk respektohen afatet e përcaktuara me ligj. Mirëpo kur kemi  të bëjmë me raste të politikanëve vonesat janë shumë më të gjata se sa në rastet të qytetarëve dhe kjo është edhe situata pse kemi një numër të konsiderueshëm që ose janë parashtruar ose janë në prag të parashtrimit. Definitivisht është dëmtim i imazhit të gjyqësorit nga vetë gjyqësori”, thotë tutje Shala.

Duke folur për rastet kur qytetarët kanë munguar në seanca gjyqësore, Shala thotë se janë lëshuar urdhërese për sjellje me detyrim. Por kjo praktikë, thotë Shala nuk është zbatuar tek politikanët.

“Në rastin konkret ne e shohim që brenda një muaji janë të shtyra tri seanca gjyqësore dhe nëse i krahasojmë me raste tjera se si veprim gjyqësori ne e shohim se në momentin kur të pandehurit nuk vinë ndaj tyre shqiptohet urdhëresë për sjellje  me detyrim dhe që fatkeqësisht kjo nuk po ndodh tek rastet e politikanëve ka raste të mjaftueshme mekanizma që shumë shpejt adresohet kjo çështje dhe mbahet seanca mirëpo nëse e shohim se gjyqësori në raport me gjykatën përpos që është sjellje jo korrekte nga ana e të pandehurve para se gjithash në përgjithësi do të merret vetë gjyqësori që vepron në këtë mënyrë përballë politikanëve”, deklaroi Shala për EO.

Të ngjashme