Pas një mosmarrëveshje, vajza sulmon me thikë babain e saj në Shtime

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia në Shtime për sulmin.

Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

Me date 06.05.2024 rreth orës 21:40  policia e Shtimes ka pranuar një informatë së në Shtime është një rast i lëndimit trupor Pas nje mosmarrëveshje dy persona  kanë marrë  lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij. Palët e involvuara ne rast dërgohen për tretman mjekësor ne qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 ore dhe dërgohet ne qendrën e ndalimit Ferizaj.

Të ngjashme