Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mungesë kuorumi nuk ka zhvilluar mbledhjen e paraparë, raporton Ekonomia Online. Në rend dite ka qenë shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2018, për çka ishte ftuar sekretari i Përgjithshëm, Ismet Krasniqi. Si dhe raportin e ndarjes së buxhetit dhe shpenzimeve për vitet 2017 dhe […]
Dështon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, s’ka kuorum

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mungesë kuorumi nuk ka zhvilluar mbledhjen e paraparë, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite ka qenë shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2018, për çka ishte ftuar sekretari i Përgjithshëm, Ismet Krasniqi.
Si dhe raportin e ndarjes së buxhetit dhe shpenzimeve për vitet 2017 dhe 2018 për Programin e Komuniteteve, i ftuar sekretari i Përgjithshëm, Fitim Krasniqi.













