Detaje për vrasjen në Durrës

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje me armë zjarri është shënuar në qytetin e Durrësit në orën 01:00 të mëngjesit.

45-vjeçar Martin Ndreca, mbeti i vdekur në vend brenda makinës së tij, pasi u qëllua me armë automatike. Policia e Durrësit, ka arritur të zbardhë deri më tani dinamikën e ngjarjes, dhe të identifikojë autorin, të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është 37-vjeçari Ndue Zefi.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës, dhe dyshohet që gjithçka të ketë nisur si pasojë e një sherri për motive banale. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja.

Viktima dhe autori kanë qenë me njëri-tjetrin pak momente para ngjarjes së rëndë. Kanë qenë bashkë në një lokal në Durrës, kanë nisur më tej një sherr mes tyre për motive banale, dhe janë larguar. Por 37-vjeçarit nuk i ka dalë inati i sherrit momental…Autori i ka dalë para shokut të tij 45-vjeçar i cili u largua me automjet, dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur brenda makinës.

“Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje”, thotë Policia e Durrësit në një njoftim paraprak për ngjarjen .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme