Dhuna në spitalin e Durrësit, mjekët nisin punën duke protestuar

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Mjekët e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, protestuan mëngjesin e sotëm kundër dhunës se ushtruar ndaj një kolegu të tyre, dy ditë më parë.

Ata e cilësojnë një fenomen të turpshëm dhe kërkuan që të dënohet dhuna ndaj bluzave të bardha.

Të shtunën, mjeku i urgjencës Gerald Kola u godit me mjete të forta në kokë, teksa përpiqej të ndante dy të dehurit, që po ziheshin në ambientet e Urgjencës. Mjekët durrsakë kërkuan vëmendjen e strukturave përkatëse, për t’u garantuar siguri në ambientet e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme