Dhunohet një e mitur në Gjakovë, ishte raportuar e zhdukur

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Një e mitur e cila u raportua si e zhdukur dy ditë më parë në Gjakovë, është gjetur nga policia.

Policia ka njoftuar se rasti ka të bëjë me dhunim.

“Më 22.02.2024 pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër mashkull kosovar (e mitur) e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme