Dhurata e Vuçiqit për Putinin- një qen Sharri nga Kosova

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Sipas portalit serb “Blic”, ky është një qenush mashkull tre muajsh i kësaj race, dhe origjina është nga malet e Sharrit, transmeton “Zëri.info

“Qenushi ka breza serioz të shtatë gjeneratave prapa. Bëhet fjalë për llojin më të vjetër autokton, dhe dihet se Putini pikërisht i pëlqen këto raca”, thotë burimi i “Blic” nga Presidenca.

Kjo, sipas medias serbe në fjalë, është herë të parë që Presidenti i Serbisë e jep këtë lloj dhurate.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i japë Presidentit rus Vladimir Putin një dhuratë origjinale – një klysh të Sharrit.

Image


 

Të ngjashme