Digjen barakat përballë Klinikës së Pulmologjisë në QKUK

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Sot, rreth orës 15:45, është raportuar për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Ndonëse pati raportime se zjarri kishte shpërthyer brenda Klinikës së Pulmologjisë, mjekët e kësaj klinike kanë konfirmuar për Klankosova.tv se nuk bëhet fjalë për zjarr në këtë objekt, por për djegien e barakave përballë kësaj klinike.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Burovci, ka thënë për Klankosova.tv, se në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësit, derisa pos dëmeve materiale, sipas tij, nuk është raportuar për të lënduar.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve material”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://youtube.com/watch?v=d5e7qeOLxhk%3Ffeature%3Doembed

Të ngjashme