Ekonomia Online
FUNDIT

Digjet një veturë në Gurrakoc të Istogut, Policia jep detaje

Digjet një veturë në Gurrakoc të Istogut, Policia jep detaje

Një veturë është përfshirë sot nga zjarri, në oborrin e një shkolle në Gurrakoc të Istogut. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se rasti ka ndodhur reth orës 12:45 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente. “Sot rreth orës […]

Një veturë është përfshirë sot nga zjarri, në oborrin e një shkolle në Gurrakoc të Istogut.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se rasti ka ndodhur reth orës 12:45 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente.

“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle ne fshatin Gurrakoc-Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha ai.

Të ngjashme