Ekonomia Online
FUNDIT

Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik

Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e […]

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti në instalimin elektrik.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht shkaqet e incidentit.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar për informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mediave.

Të ngjashme