Dëme të mëdha janë shkaktuar në njërin nga baret më të frekuentuara në Prishtinë “Strip Depo”, por ende nuk janë bërë të ditura motivet, shkruan EkonomiaOnline. Përfaqësuesit e këtij biznesi nuk kanë dashur të prononcohen derisa Policia e Kosovës tregon se nuk ka pasur të lënduar. “Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një […]
Digjet “Strip Depo” në Prishtinë, policia sqaron rrethanat

Dëme të mëdha janë shkaktuar në njërin nga baret më të frekuentuara në Prishtinë “Strip Depo”, por ende nuk janë bërë të ditura motivet, shkruan EkonomiaOnline.
Përfaqësuesit e këtij biznesi nuk kanë dashur të prononcohen derisa Policia e Kosovës tregon se nuk ka pasur të lënduar.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë,” tha për EO zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo shton se me rastin janë marr njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
“Raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lenduar,” bënë të ditur Ahmeti.


















