Diplomati norvegjez rikujton Rugovën për “qetësinë dinjitoze”

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Diplomati norvegjez që ka shërbyer në rajon si Përfaqësues Special i Kombeve të Bashkuara, Kai Eide, ka kujtuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova gjatë një bashkëbisedimi në “twitter” me ish-kryediplomatin Petrtit Selimi.

Eide thotë se e kujton Rugovën si një njeri që e ka impresionuar dhe inspiruar me qetësinë e tij, derisa ka shtuar se Kosova e meriton të jetë brenda komunitetit ndërkombëtar.

“Kaq shumë kujtime të bukura – nga takimi im i parë me të në vitin 1995 deri në ditën e fundit të trishtuar, duke ecur në atë të ftohtë të hidhur në kortezhin e tij funeral! Një njeri kaq mbresëlënës dhe frymëzues në mënyrën e tij të qetë, dinjitoze. #Kosova tani e meriton vendin e saj të merituar në komunitetin e ndërkombëtar !”, ka shkraur Eide.

Të ngjashme