“Dita me fat” e dy udhëtarëve që dje u iki aeroplani që u rrëzua në Etiopi

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

157 persona vdiqën dje nga rrëzimi i aeroplanit i linjës ajrore “Ethiopian Airlines” që nga Etiopia po shkonte për në Kenia.

Por, Antonis Mavropoulos dhe Ahmed Khalid këtë ditë tragjike në Etiopi e konsiderojnë ditën e tyre më me fat.

Kompania Boeing përballet me pyetje pas rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Mavropoulos, që është Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Mbeturinave të Ngurta, u vonua atë ditë dhe fluturimi i iki.

Siç raporton BBC, ai njoftimin e ka bërë në Facebook dhe e ka titulluar “Dita ime me fat”, transmeton Koha.net.

Mavropoulos, thotë se fillimisht ishte zemëruar me stafin e kësaj kompanie ajrore që nuk e ndihmuan të hipë në aeroplan, ani pse ishte vonuar pak minuta.

Pak minuta më vonë, derisa ai po qëndronte në aeroport, mori lajmin që aeroplani në të cilin do të hipte ai ishte rrëzuar.

Ndërkaq Ahmed Khalid, banor i Dubait, tha se i kishte ikur aeroplani pasi ishte vonuar me disa punë të tjera që i kishte para udhëtimit. Mësohet, se ai u dërgua në Nairobi pak orë më vonë me tjetër aeroplan.

“Fluturimin e vonuar”, e quan me fat.

Të ngjashme