Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, simbol i kujtesës dhe qëndresës

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ferdonije Qerkezi sot shënon ditëlindjen e të 73-të, një grua që është bërë simbol i qëndresës, dinjitetit dhe ruajtjes së kujtesës për viktimat e luft Kosovës.

Historia e saj ka prekur mijëra njerëz, pasi ajo humbi bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës, duke u përballur me një nga tragjeditë më të mëdha që mund ta godasë një familje.

Pas luftës, ajo vendosi ta shndërrojë shtëpinë e saj në një hapësirë përkujtimore ku ruhen fotografi, sende personale dhe kujtime të familjarëve të saj, por edhe një vend që nderon të gjithë të zhdukurit dhe viktimat e luftës.

Shtëpia është kthyer në një simbol të kujtesës dhe shpresës për drejtësi.

Të ngjashme