Ditët e ngrohta të tetorit, turistët “pushtojnë” Shqipërinë

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria vazhdon ende dhe në këto ditë tetori të mirëpresë turistë të shumtë që po vizitojnë pikat më interesante turistike pasi vendi po shndërrohet në një vend me turizëm gjithëvjetor për shkak ditëve të shumta me diell.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përmes një albumi me foto, shprehet se ”turistët e huaj, vizitojnë Shqipërinë në këto ditë të ngrohta tetori. Turiste çekë, gjermanë dhe vende të tjera kanë udhëtuar dhe shijuar natyrën në Kepin e Rodonit, Malin e Tomorit, kanionet e Osumit,malin e Dajtit, Kune Vain dhe Bredhi i Hotovës”.

Këto pika turistike u ofrojnë turistëve eksplorimin e natyrës dhe një aventurë fantastike, pasi në këto atraksione ata shijojnë qetësinë e natyrës, bukurinë e egër të maleve shqiptare si dhe me çadra nën shoqërinë e njëri -tjetrit shijojnë madhështinë e kanioneve të Osumit ku natyra ndërthuret me ujin e kristaltë të këtyre kanioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme