Djali i Ukshin Hotit i kërkon Kurtit që ta shkarkojë këshilltarin e tij, pas deklaratave për UÇK-në

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Djali i heroit Ukshin Hoti, Andin Hoti, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkelzen Gashi, i cili u shpreh sot se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar sot se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës, sepse ato krime sipas tij nuk i ka kryer ndonjë shoqëri kulturore-artistike, por UÇK.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar djali i heroit Ukshin Hoti, Andini, ku i ka kërkuar Albin Kurtit që ta shkarkojë këshilltarin e tij.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Gashi duhet të shkarkohet dhe madje të dërgohet në Prokurori.

”Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosovës, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit , si nip i një Dëshmori të Kombit nga radhët e UÇK-së, si djali axhës i një tjetër Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, po të lutem: shkarkoje këtë zagar! Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori”, ka shkruar Andin Hoti.

Më poshtë postimi i plotë i tij në Facebook:

TË LUTEM KRYEMINISTER ALBIN KURTI,Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosoves, apo si…

Gepostet von Andin Hoti am Freitag, 24. April 2020

Të ngjashme