Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas policisë, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore.
Ndërkaq, i dyshuari është ende në arrati.
“Viktima kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.