Dy vëllezër janë arrestuar në Shtime për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ata dyshohen se kanë rrahur babanë e tyre.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është duke u hetuar.