Djuric nga Brukseli me përshëndetje nacionaliste dhe fyen luftën çlirimtare

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Në Bruksel sot vazhduan bisedimet mes ekipeve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE’së ku u takuan krerët e ekipeve të palëve, Skender Hyseni dhe Marko Djuric. I pari i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Serbi’ në qeverinë e Serbisë’ anashkaloi krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe i quajti vepra terroriste luftë çlirimtare të kosovarëve, transmeton Gazeta Metro.

Sipas paralajmërimeve në takimin e Brukselit do të duhej të diskutohej për të zhdukurit dhe të përndjekurit Djuric nuk dha detaje për të pas por vetëm përsëriti akuza të pabaza për incidente që sipas tij janë akte terroriste.

Delegacioni i Beogradit sot, në kuadrin e bisedimeve teknike me përfaqësuesit e BE’së në Bruksel, ka përkujtuar atë krim dhe faktin që askush nuk është përgjigjur për të, si dhe sulme të tjera të shumta terroriste ndaj serbëve” thuhej në kumtesën e ‘Zyrës për Kosovë e Metohi’.

Të ngjashme