“Do të ketë pasoja”, çfarë thoshte Trendafilova në vitin 2021 për kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara, në shkurt të vitit 2021 ishte takuar sërish me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe, në fjalimin e saj, kishte sulmuar fort Kosovën dhe zërat e asaj kohe për ndryshimin e ligjit.

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Ligjin për Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por ende nuk ka një reagim nga Haga.

PDK-ja, si iniciuese e ligjit, po kërkon që ai të miratohet në lexim të dytë para votimit për president.

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara, në shkurt të vitit 2021 ishte takuar sërish me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe, në fjalimin e saj, kishte sulmuar fort Kosovën dhe zërat e asaj kohe për ndryshimin e ligjit.

“Janë bërë thirrje për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Edhe pse një gjë e tillë nuk është ligjërisht e mundur, nëse do të ndiqej nga Qeveria e Kosovës, mund të kishte pasoja shumë problematike. Më konkretisht, mund të bëheshin përpjekje për ndryshimin e Ligjit për të lejuar falje për personat që dënohen nga DhSK-ja, ose për zhvendosjen e selisë së DhSK-së apo të arkivave të saj në Kosovë, ose të të dyjave”, kishte deklaruar asokohe Trendafilova, në fjalimin e së cilës ka siguruar VOX Kosova.

Të ngjashme